“Balta ndaj ndërtimit është e papranueshme”, Rama reagon ndaj akuzave për lidhje me krimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave që lidhin sektorin e ndërtimit në Shqipëri me krimin dhe korrupsionin, duke i cilësuar ato si “të neveritshme dhe të papranueshme”.

09.04.2026. 14:55

“Balta ndaj ndërtimit është e papranueshme”, Rama reagon ndaj akuzave për lidhje me krimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave që lidhin sektorin e ndërtimit në Shqipëri me krimin dhe korrupsionin, duke i cilësuar ato si “të neveritshme dhe të papranueshme”.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare, Rama theksoi se ndërtimi është një nga sektorët që ka kontribuar më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit, por njëkohësisht është edhe më i sulmuari publikisht. Sipas tij, çdo sukses në këtë fushë shoqërohet me akuza dhe “baltë”, duke dëmtuar imazhin e investitorëve dhe të vetë ekonomisë.

“Ta fusësh të gjithë sektorin në kornizën e krimit është e padrejtë. Jo çdo gjë është e pastër, por nuk mund të njolloset puna e dhjetëra mijëra njerëzve”, deklaroi ai.

Kreu i qeverisë solli si shembull një projekt konkret, nga i cili, sipas tij, Bashkia e Tiranës ka përfituar 14 milionë euro taksa ende pa nisur ndërtimi. Ai shtoi se projekte të tilla sjellin përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin, si ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Rama hodhi poshtë edhe akuzat për rritje të korrupsionit, duke argumentuar se shtimi i të ardhurave në buxhet është tregues i formalizimit të ekonomisë dhe jo i abuzimit. Sipas tij, nëse korrupsioni do të ishte më i lartë, të ardhurat nga taksat do të ishin më të ulëta.

“Ata që thonë se jemi të kapur nga korrupsioni janë të kapur nga mllefi ndaj suksesit”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se rritja e investimeve të huaja, nga disa qindra milionë euro në mbi 1.5 miliardë euro në vit, lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e sektorit të ndërtimit dhe transformimin ekonomik të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)