Rritje pagash në Shqipëri? Rajoni i kishte 30-50% më të larta në vitin 2025
Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri në vitin 2025 arriti në 84 mijë lekë, rritje prej 10.3% në krahasim me mesataren e 2024-s. E konvertuar në euro, paga mesatare mujore ishte rreth 860 euro.
Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave duke i mbetur të “mburret” vetëm me rritjen ekonomike, që realisht ka ardhur më shumë nga administrata publike e taksat neto, sesa nga sektorët realë (më përjashtim të ndërtimit e pasurive të paluajtshme që janë flamurtar!). Strategjia e qeverisë për të nxitur rritjen e pagës mesatare përmes administratës publike nuk duket të ketë funksionuar, teksa rajoni po ecën më shpejt në përmirësimin e të ardhurave nga punësimit të qytetarëve të tyre, shkruan revista Monitor.
Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë ishte 30-50% më e lartë sesa e atyre shqiptarë, sipas të dhënave që u përpunuan nga “Monitor”, bazuar në statistikat e vendeve përkatëse. Përjashtim bën vetëm Kosova, që ka ende një pagë më të ulët sesa Shqipëria, ndonëse ajo nuk i ka publikuar ende të dhënat për vitin 2025.
Sipas INSTAT, në vitin 2025, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 84 mijë lekë, me një rritje prej 10.3% në krahasim me mesataren e 2024-s. E konvertuar në euro, paga mesatare mujore në 2025-n ishte rreth 860 euro. Me gjithë “ndihmën”, që i ka dhënë kursi, paga në vend mbetet më e ulëta në rajon, përjashtuar Kosovën.
Paga më e lartë në rajon në 2025-n ishte në Serbi, me rreth 151 mijë dinarë serbë, ose 1290 euro bruto në muaj, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Serbisë. Serbia ka marrë kryesimin e rajonit, nga e treta që ishte një vit më parë, pasi ka shënuar rritjen më të madhe me 21.7%. Pagat në Serbi janë 430 euro më të larta se në Shqipëri, ose 50% më shumë.
Në vend të dytë ka zbritur Bosnjë Hercegocina, që ishte e para në 2024-n. Paga mesatare mujore bruto që morën qytetarët e këtij vendi në 2025-n ishte 2437 marka, ose 1245 euro, me rritje 13.2%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Bosnjë-Hercegovinës. Një i punësuar boshnjak merr mesatarisht 345 euro më tepër në muaj sesa ai shqiptar, ose 45% më shumë.
Në Mal të Zi, paga mesatare mujore bruto arriti në 1206 euro, me rritje 11.4%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i këtij shteti. Punonjësit në Mal të Zi marrin mesatarisht 346 euro më tepër se ata shqiptarë, ose 40% më shumë.
Maqedonia e Veriut i pagoi punonjësit mesatarisht 68 mijë dinarë bruto në 2025-n, ose rreth 1100 euro, me rritje prej 10%, më e ulëta në gjithë rajonin dhe me shumë pak diferencë me Shqipërinë (+10.3%). Megjithatë, një i punësuar maqedonas merr bruto 240 euro më tepër se ai shqiptar, ose 28% më shumë.
Instituti i Statistikave të Kosovës i publikon me vonesë të dhënat e pagave. Të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2024, ku paga mesatare mujore bruto ishte 639 euro, më e ulëta në rajon.
Foto nga web
Ndonëse Shqipëria ka shfaqur shifra të qëndrueshme makroekonomike dhe një rritje ekonomike të kënaqshme në letër, kjo rritje nuk ka ardhur nga shtimi i produktivitetit dhe as nga sektorë që krijojnë vlerë të shtuar të qëndrueshme në afat të gjatë. Ajo është mbështetur kryesisht te zgjerimi i pagave në administratën publike, si dhe te ndërtimi e pasuritë e paluajtshme, që japin efekt të menjëhershëm në tregues, por jo domosdoshmërisht rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe as i japin vlerë të shuar asaj.
Rezultati është një model i brishtë, ku qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta, duke i shtyrë jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën që është intensifikuar së fundmi, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera.
Kjo do të thotë më pak konsum brenda vendit, më pak xhiro për bizneset vendase dhe të ardhura të munguara për buxhetin nga taksat, duke e futur vendin në një rreth vicioz ku rritja ekonomike nuk përkthehet në mirëqenie më të lartë për qytetarët. Përkundrazi, ajo thellon hendekun mes treguesve pozitivë në letër dhe realitetit të përditshëm të familjeve, që paguajnë më shtrenjtë për mallrat bazë, por vazhdojnë të kenë fuqi blerëse të kufizuar.
Në një ekonomi ku konsumi po zhvendoset jashtë kufijve për shkak të çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta, humbjet nuk janë vetëm për biznesin vendas, por për gjithë zinxhirin ekonomik, nga tregtia te të ardhurat fiskale dhe mundësia për të krijuar vende pune më cilësore në të ardhmen, dhe me paga më të larta, çka na bën të humbur në garën rajonale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.
Projektet janë kabllot ‘Apollo Link’ dhe ‘Iberia Link’, dy infrastruktura të projektuara për të transportuar sasi të mëdha të energjisë elektrike, veçanërisht asaj të rinovueshme, në të gjithë Mesdheun dhe për të përmirësuar lidhjen midis rrjeteve kombëtare.
Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
Hetimet, që kanë zgjatur rreth dy vite, zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që operonte përmes call center-ave në Tiranë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin në grupe prej 6 deri në 8 agjentësh, të ndarë sipas gjuhëve të huaja si gjermanisht, anglisht dhe italisht, duke synuar tregje të ndryshm
Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Shëngjin, i cili dy vite më parë, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë një shtetas. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili shiste doza kanabisi adoleshentëve. Atij iu gjetën sasi dozash gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari.
Komente (0)