Heqja e naftës falas nga qeveria, fermerët në protestë
Fermerët kanë dalë sot në protestë ku kërkojnë rishikimin e skemës për bujqësinë dhe blegtorinë.
11:10 9 ditë më parë07.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se klientët shqiptarë në zonat kufitare furnizohen çdo ditë me 300 deri në 500 ton naftë në vendet fqinje.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë deri më 20 prill masën për reduktimin e TVSH-së nga 18% në 10%, për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbajtur stabil tregun e karburanteve. Vendimi vjen pas një rritjeje të ndjeshme të konsumit, e cila sipas mediave maqedonase, javën e kaluar arriti nivel rekord prej 2 milionë litrash në ditë, nga rreth 1,5 milionë litra më parë.
Një “meritë” këtu e kanë edhe shqiptarët. Sipas raportimeve, rritja është nxitur nga kërkesa më e lartë e drejtuesve të automjeteve nga vendet fqinje, të cilët furnizohen në Maqedoninë e Veriut për shkak të çmimeve më të ulëta me pakicë. Aktualisht çmimet kanë arritur në 84 denarë për litër për Eurosuper 95, 85.5 denarë për Eurosuper 98 dhe 95.5 denarë për Eurodiesel, përkatësisht rreth 1,36 euro, 1,38 euro dhe 1,55 euro për litër.
Në të njëjtën kohë, të dhënat e industrisë në Shqipëri tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e konsumit po zhvendoset jashtë vendit. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se klientët shqiptarë në zonat kufitare furnizohen çdo ditë me 300 deri në 500 ton naftë në vendet fqinje, ndërsa humbje të tjera llogariten edhe nga shtetas të huaj që furnizohen jashtë Shqipërisë.
Fermerët kanë dalë sot në protestë ku kërkojnë rishikimin e skemës për bujqësinë dhe blegtorinë.
11:10 9 ditë më parë07.04.2026.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë, duke e akuzuar për rritjen e çmimit të naftës dhe duke bërë thirrje për protestë më 17 prill.
17:38 11 ditë më parë05.04.2026.
Autori
Vendimi që parashikon uljen e akcizës së naftës me 20% do të zbatohet sapo çmimi i naftës të kalojë 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.
10:38 11 ditë më parë05.04.2026.
AutoriSipas përllogaritjeve, blerjet e karburantit jashtë vendit përbëjnë rreth 15-25% të konsumit total dhe përkthehen në afro 1 milion euro në ditë, ose mbi 350 milionë euro në vit. Diferenca e çmimeve lidhet kryesisht me nivelin e lartë të taksave në Shqipëri, ku një litër naftë përfshin rreth 1,16 euro taksa,duke e bërë çmimin final në më tepër se 2,2 euro për litër. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit.
Ndërsa prej vendimit të Bordit të Transparencës duhet të paguajmë 224 lekë për një litër naftë, në Kosovë çmimi i vendosur është ekuivalent me 176 lekë për litër.
12:46 12 ditë më parë04.04.2026.
Autori
Një vatër zjarri është raportuar në katin e katërt të “Hotel Tirana” në kryeqytet, duke shkaktuar alarm te personeli dhe klientët.
18:50 33 min më parë16.04.2026.
Autori
Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
18:39 44 min më parë16.04.2026.
Autori
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
16:47 2 h më parë16.04.2026.
Autori
Është publikuar plani i masave të policisë për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e premte.
16:39 2 h më parë16.04.2026.
Autori
Hetimet, që kanë zgjatur rreth dy vite, zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që operonte përmes call center-ave në Tiranë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin në grupe prej 6 deri në 8 agjentësh, të ndarë sipas gjuhëve të huaja si gjermanisht, anglisht dhe italisht, duke synuar tregje të ndryshm
13:54 5 h më parë16.04.2026.
Autori
Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
13:49 5 h më parë16.04.2026.
Autori
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Shëngjin, i cili dy vite më parë, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë një shtetas. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
13:38 5 h më parë16.04.2026.
Autori
Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.
13:24 5 h më parë16.04.2026.
Autori
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili shiste doza kanabisi adoleshentëve. Atij iu gjetën sasi dozash gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari.
12:31 6 h më parë16.04.2026.
Autori
Komente (0)