Nafta rritet edhe në Kosovë, por çmimi është dukshëm më i lirë se në Shqipëri

Ndërsa prej vendimit të Bordit të Transparencës duhet të paguajmë 224 lekë për një litër naftë, në Kosovë çmimi i vendosur është ekuivalent me 176 lekë për litër.

04.04.2026. 12:46

Nafta rritet edhe në Kosovë, por çmimi është dukshëm më i lirë se në Shqipëri

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila njoftoi çmimi maksimal të lejuar për shitjen e naftës në Kosovë. Ai është 1,83 euro për litër, sipas marzhës së përcaktuar nga ministria, ose e thënë ndryshe 176 lekë për litër.

Edhe pse çmimi u rrit, ai është në mënyrë të dukshme më i lirë se në Shqipëri, ku me vendim të Bordit të Transparencës për një litër naftë duhet të paguajmë plotë 224 lekë të reja.

Shqiptarët nga kjo anë e kufirit paguajnë 48 lekë më tepër për çdo litër naftë. Madje, kjo diferencë kaq e madhe në çmim krahasuar me Kosovën vjen në një kohë kur qeveria vendosi uljen e akcizës me 20%, për shkak të krizës globale.

Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, ministrja Kusari-Lila u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo pikë karburanti që abuzon dhe ku çmimi e tejkalon kufirin e përcaktuar nga qeveria.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)