Fermerët kanë dalë sot në protestë ku kërkojnë rishikimin e skemës për bujqësinë dhe blegtorinë.
Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit protestoi sot para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Fermerët shprehen të zhgënjyer jo vetëm nga mosmbajtja e premtimeve dhe marrëveshjeve të arritura, por edhe nga një vendim që, sipas tyre, i rëndon më tej kostot: heqja e naftës falas.
Sipas tyre, ndryshimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, nuk reflekton nevojat reale të sektorit dhe nuk ndihmon në uljen e kostove të prodhimit.
Ata theksojnë se, me këto ndryshime, blegtoria nuk përfiton më shumë subvencione, por përkundrazi, përballet me reduktim të mbështetjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)