“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte”, Trump ashpërson tonet ndaj Iranit

Donald Trump ka paralajmëruar Iranin me një deklaratë të fortë në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar afatit që i ka vendosur Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Burimi: Skynews

07.04.2026. 15:09

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte”, Trump ashpërson tonet ndaj Iranit

Donald Trump ka paralajmëruar Iranin me një deklaratë të fortë në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar afatit që i ka vendosur Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ai ka dhënë afat deri në orën 01:00 të së mërkurës, ndërsa në postimin e fundit shkroi:
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më.” Megjithatë, ai shtoi gjithashtu se “ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, kush e di?”

Trump la të kuptohet se është në negociata me udhëheqës të rinj në Iran, duke përmendur një “ndryshim total regjimi”. Por ekspertët theksojnë se, pavarësisht sulmeve të fundit, udhëheqja iraniane nuk është rrëzuar plotësisht.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga NBC News, ushtria amerikane ka goditur dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në Ishulli Kharg gjatë natës. Sulmet ajrore kanë shënjestruar bunkerë ushtarakë, depo, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte të tjera ushtarake, por jo infrastrukturën e naftës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)