Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dënoi sulmin në zonën e Beshiktash të Stambollit, ku tre persona të armatosur tentuan të sulmojnë konsullatën izraelite, duke e quajtur atë një akt terrorist “frikacak” dhe të neveritshëm.
Kreu i Ankarasë tha se “3 terroristë u neutralizuan” gjatë sulmit ndërsa dy oficerë të policisë u plagosën lehtë.
Në të njëjtën kohë, Erdogan vuri në dukje se Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur hetimet për ngjarjen që tronditi sot Turqinë. Ai po ashtu u uroi shërim të shpejtë oficerëve të plagosur të policisë.
Në përfundim, ai theksoi se “Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit” dhe nuk do të lejojë që klima e sigurisë të preket nga provokime, siç ishte për Erdogan ky i sotmi.
“Dua të bëj të ditur se e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash, të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrorist, 3 terroristë u neutralizuan, ndërsa 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë filluar hetimet e nevojshme. I lutem Zotit për shërim të shpejtë të oficerëve tanë të policisë të plagosur dhe shpreh ngushëllimet e mia Drejtorisë së Policisë së Stambollit dhe popullit të Stambollit. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha formave të terrorizmit me vendosmëri dhe nuk do të lejojmë që klima e sigurisë në Turqi të ndikohet nga provokime të tilla të liga dhe të paramenduara si sot”, shkroi Presidenti turk.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)