“Gjuha shqipe, e drejta jonë”, studentët protestojnë në Shkup
Qindra studentë shqiptarë kanë dalë sot në rrugët e Shkupit, duke rikthyer në vëmendje një debat të hershëm, të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës. Një e drejtë që sipas tyre është e garantuar në ligj, por që në praktikë mbetet e pazbatuar.
Qindra studentë shqiptarë kanë dalë sot në rrugët e Shkupit, duke rikthyer në vëmendje një debat të hershëm, të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës. Një e drejtë që sipas tyre është e garantuar në ligj, por që në praktikë mbetet e pazbatuar.
Me pankarta në duar dhe thirrje si “Ne flasim shqip”, “Gjuha shqipe, e drejta jonë” dhe “Nuk ka shtet pa rini”, studentët kërkuan që provimi i Jurisprudencës, një hap kyç për ushtrimin e profesioneve si avokat, gjyqtar apo prokuror, të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Aktualisht, ky provim zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, pavarësisht statusit zyrtar që gjuha shqipe ka në Maqedoninë e Veriut.
Protestës i është bashkëngjitur edhe një peticion i firmosur nga studentët, ndërsa qëndrimet politike kanë qenë të ndara. Kryeministri Hristijan Mickoski fillimisht e cilësoi kërkesën si të drejtë, por më pas u tërhoq, duke deklaruar se ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë e ka zhvendosur debatin në aspektin teknik, duke argumentuar se bëhet fjalë për një provim profesional dhe jo një procedurë administrative.
Çështja ka ndezur edhe përplasjet politike. Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, akuzon VMRO-DPMNE për një strategji të qëllimshme kundër përdorimit të shqipes në institucione, ndërsa Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN thekson se boshllëqet ligjore po prodhojnë zgjidhje të pjesshme.
Në mbështetje të studentëve ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili e cilëson përdorimin e gjuhës amtare si një të drejtë themelore që nuk mund të kufizohet nga procedurat. Ai bëri thirrje për shmangie të politizimit dhe zgjidhje përmes dialogut konstruktiv.
Mbështetje ka ardhur edhe nga Elisa Spiropali, e cila thekson se “gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi, por një e drejtë themelore”, duke shtuar se kur të drejtat kërkohen në rrugë, kjo tregon se diçka nuk funksionon në praktikë.
Në një reagim në Facebook, Spiropali shpreh mbështetjen për studentët, duke e cilësuar protestën e tyre si një sinjal se disa të drejta themelore nuk po zbatohen siç duhet në fqinjin tonë lindor.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Mickoski tha se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, por insistoi që debati të zhvillohet “në prizmin e duhur”.
Ivica Daçiç zbuloi se gjatë incidenteve në protestën e së shtunës, 17 oficerë policie u plagosën dhe 47 persona u ndaluan nga forcat e policisë për aktet e dhunës që dominuan mbrëmjen në kryeqytetin e Serbisë.
Vendimi për të rikthyer në krye të partisë Kemal Kılıçdaroğlu nxiti incidente në selinë e Partisë Republikane Popullore në Ankara, ku u regjistruan përleshje midis mbështetësve të kryetarit të rikthyer dhe atyre të Özel.
Ramush Haradinaj mbajti fjalimin e fundit si kryetar i AAK-së, duke deklaruar se angazhimi i tij për Kosovën do të vazhdojë edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.
Ndërkohë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd dënoi ashpër sulmet ndaj forcave të rendit, duke theksuar se të gjithë personat e përfshirë në dhunë do të identifikohen dhe procedohen penalisht.
Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se SHBA po i monitoron nga afër zhvillimet dhe propozimet lidhur me krijimin e kësaj force të re sigurie.
Ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në zonën e Mikrolimanos, në Athinë, gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë greke kundër një grupi të dyshuar për gjobëvënie.
Incidenti ka shkaktuar tension dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në sallën parlamentare, ndërsa kolegët dhe deputetët e pranishëm kanë ndjekur me shqetësim situatën.
Komente (0)