Vjosa Osmani përfundon mandatin si Presidente, ia kalon detyrën Albulena Haxhiut

Në zyrën e Presidencës së Kosovës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës së kreut të shtetit Vjosa Osmani tek kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

04.04.2026. 17:49

“Ju dëshiroj shumë suksese për gjatë kohës që ju do të qëndroni këtu si ushtruese e detyrës. Nuk do t’jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyja pozitat në vitin 2020 dhe një periudhë në vitin 2021, pra të jem edhe kryetare e Kuvendit edhe ushtruese e detyrës së presidentes. Sado që të dyja detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit, njëkohësisht të udhëheqësh politikën e jashtme të vendit dhe ushtrinë e vendit e shumë detyra të tjera, duke filluar nga përfaqësimi i unitetit të popullit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme në cilat ju dëshirojmë shumë sukses e shëndet në ditët në vijim”, tha Osmani gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të pozitës së detyrës së presidentes.

Osmani përfundoi sot mandatin teksa Haxhiu do të mbajë kompetencat e kreut të shtetit deri në zgjedhjen në viim të presidentit të ri të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)