18 të vdekur në aksidente vetëm për Pashkët, kryeministrin portugez “e masakrojnë” se u shfaq pa rrip sigurimi
Videoja u hoq menjëherë nga mediat sociale, por qeveria e Montenegros ka marrë goditjet e para si pasojë e saj. Në të binte në sy fakti se Luis dhe shoferi i tij nuk kishin vendosur rripin e sigurimit teksa po reklamonin ditën tipike të stafit të tij në Pallatin São Bento, në Lisbonë.
Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegros është vendosur në qendër të kritikave në vend pasi u shfaq në një video në rrjetet sociale, duke drejtuar makinën pa rripin e sigurimit, një një kohë kur janë regjistruar mbi 18 vdekje në aksidente rrugore vetëm për Pashkë.
Videoja u hoq menjëherë nga mediat sociale, por qeveria e Montenegros ka marrë goditjet e para si pasojë e saj. Në të binte në sy fakti se Luis dhe shoferi i tij nuk kishin vendosur rripin e sigurimit teksa po reklamonin ditën tipike të stafit të tij në Pallatin São Bento, në Lisbonë.
Efekti i videos së kryeministrit shtyu Ministrinë e Brendshme të lëshonte një "apel të përzemërt për kujdes". Mëngjesin e Pashkëve, kanalet e mediave sociale të Ministrisë së Brendshme publikuan shifrat e para paraprake, me mbi dy mijë aksidente gjatë kësaj jave, ku në rrugët e Portugalisë kanë humbur jetën 18 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur, 42 prej të të cilëve me lëndime serioze.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Luis Montenegros ka hasur në një gabim të rëndë në rrjetet sociale.
Në muajin janar, ndërsa disa rajone të Portugalisë po goditeshin nga stuhia Kristin, ministri i Presidencës së Këshillit, António Leitão Amaro, ndau një video që demonstronte mënyrën se si e trajtoi krizën duke folur në celular ose duke shkëmbyer mesazhe.
Shumë portugezë besojnë se imazhet kishin për qëllim të nxirrnin në pah politikanin dhe jo situatën dramatike që përjetuan mijëra njerëz, të mbetur pa ujë ose energji elektrike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Furnizuesi ‘Air BP Italia’, një nga operatorët kryesorë, lëshoi një buletin aeronautik drejtuar linjave ajrore, duke i informuar ato se për ditët e ardhshme, deri më 9 prill, kufizimet e karburantit do të zbatohen në të katër aeroportet.
Nën dritën e qirinjve dhe i shoqëruar nga rreth 30,000 besimtarë, papa 70-vjeçar mbajti kryqin prej druri nëpër të gjitha 14 stacionet e Rrugës së Kryqit, në ndërtesën e lashtë romake, e cila ishte një vend martirizimi për shumë nga të krishterët e hershëm.
Zyrtarët amerikanë i kanë zbuluar korrespondentit të Al Jazeeras në Uashington disa detaje të tjera rreth operacionit të shpëtimit për anëtarin e dytë të ekuipazhit të avionit F-15 të rrëzuar në Iran. Operacioni filloi me të rënë errësira, por u zhvillua edhe në ditën, duke zgjatur disa orë.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes podcast-it të tij 'Flasim' se do të kemi lajme të mira nga Bashkimi Europian, teksa akuzoi opozitën se po baltos procesin e integrimit të Shqipërisë.
Vendimi që parashikon uljen e akcizës së naftës me 20% do të zbatohet sapo çmimi i naftës të kalojë 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.
Racionimi i energjisë është tashmë një praktikë në ekonomitë më të brishta, ndërsa në Europë po merr formë më gradualisht. Egjipti ka vendosur të zvogëlojë ndriçimin publik dhe të vendosë një orar mbylljeje në orën 21:00 të bareve dhe restoranteve për të ulur konsumin e energjisë.
Një tentativë grabitjeje ka përfunduar në kaos në New York City, ku disa makina luksoze me vlerë mbi 500 mijë dollarë u shkatërruan pas një operacioni që doli jashtë kontrollit.
Pala iraniane pretendon se sulmi është kryer me "raketa me shpejtësi rrufeje", të cilat, sipas të njëjtës deklaratë, e detyruan anijen të lëvizte më thellë në jug të Oqeanit Indian.
Financial Times ka mbledhur deklarata nga drejtuesit dhe menaxherët e industrisë të cilët po përgatiten për perspektivën e disponueshmërisë gjithnjë e në rënie të karburantit. Të gjitha tregojnë për një maksimum prej një muaji trafik të rregullt, pas të cilit ata rrezikojnë të ulin fluturimet.
Duke përdorur dronin STING, "Hulk" lundroi nëpër kushte komplekse për të neutralizuar dy objektiva të veçantë ajrorë, duke demonstruar një nivel vdekshmërie në distancë që ndryshon rrënjësisht gjeografinë e mbrojtjes ajrore.
Reuters raportoi të hënën se Irani dhe SHBA-të kanë marrë një propozim për t'i dhënë fund armiqësive, me armëpushimin që sipas tyre mund të hyjë në fuqi nga sot. Axios raportoi gjithashtu se SHBA-të, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë po diskutonin një armëpushim të mundshëm 45-ditor.
Komente (0)