Shpejtësi skëterrë, Benzi përplaset me trajlerin që punonte për zgjerimin e rrugës

Një Benz dhe një mjet i tonazhit të rëndë janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Librazhd.

06.04.2026. 16:33

Shpejtësi skëterrë, Benzi përplaset me trajlerin që punonte për zgjerimin e rrugës

Një makinë tip Benz dhe një trajler i rëndë janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së hënës në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dragostunjë, aty ku trajleri po punonte për zgjerimin e rrugës, në kuadër të projektit të Korridorit 8.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Benz”-it, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin rajonal.

Paraprakisht shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin mjetin i vogël lëvizte në rrugë. Megjithatë, policia është duke vijuar hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)