Aksident në Mitrovicë, një nga mjetet e përfshira i përket KFOR

Një makinë e KFOR dhe një mjet tjetër janë përfshirë në një aksident rrugor në zonën e Mitrovicës.

Burimi: Indeksionline

06.04.2026. 19:16

Aksident në Mitrovicë, një nga mjetet e përfshira i përket KFOR

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në zonën e Mitrovicës në Kosovë, shumë pranë fshatit Shupkofc.

Sipas të dhënave, në aksident janë përfshirë një makinë dhe një automjet i forcave të KFOR, i cili pas përplasjes është përmbysur në rrugë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes ka pasur dhe të lënduar, por pa specifikuar se në cilën makinë ndodheshin atë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në zonën për normalizimin e trafikut dhe për zbardhjen e këtij aksidenti.

Paraprakisht, dyshohet se shkak për përplasjen mund të ketë qenë hyrja me shpejtësi në rrethrrotullim e njërit prej mjeteve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)