Shpërthimi tronditi Lezhën, policia sqaron ngjarjen: Janë dëmtuar 8 biznese dhe tre makina

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ta paktën 8 biznese dhe 3 makina, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

06.04.2026. 11:18

Shpërthimi tronditi Lezhën, policia sqaron ngjarjen: Janë dëmtuar 8 biznese dhe tre makina

Policia ka dalë me një njoftim për të sqaruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku një shpërthim tronditi qytetin rreth orës 23:00. Sipas uniformave blu shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një byrektore që ndodhej në katin e parë të një pallati.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ta paktën 8 biznese dhe 3 makina, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

“Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur”, informon policia.

Edhe mëngjesin e sotëm në vendngjarje ndodhej grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës që po kryen veprimet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)