SPAK nxjerr nga burgu Ilir Metën, leje speciale pas ndarjes nga jeta të të atit

Mësohet se leja për pjesëmarrjen e Metës në ceremoninë mortore është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për shoqërimin e tij në Skrapar.

01.06.2026. 12:53

SPAK nxjerr nga burgu Ilir Metën, leje speciale pas ndarjes nga jeta të të atit

Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Monika Kryemadhi, e cila gjatë paraqitjes së saj në ambientet e SPAK, në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, njoftoi gazetarët për humbjen familjare.

Menjëherë pas lajmit të keq për ish-kryeministrin dhe ish-presidentin, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të lejojë Ilir Metën që të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe në përcjelljen e të atit për në banesën e fundit. Sipas informacioneve paraprake, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Mësohet se leja për pjesëmarrjen e Metës në ceremoninë mortore është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa autoritetet përkatëse kanë marrë masat për shoqërimin e tij në përputhje me procedurat ligjore. Ceremonia e lamtumirës të zhvillohet në vendlindjen e familjes në Skrapar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)