“Na u turrën si luanë, por i zbutëm si qenë shtëpie”, Egnatia tallet keq me rivalët e titullit

Rrogozhinasit i fituan të tre ndeshjet e “Final Four”, duke mposhtur mbi të gjitha kundërshtarët direkt të Elbasanit dhe Vllaznisë, që kërkonin ti shkurorëzonin.

01.06.2026. 13:11

“Na u turrën si luanë, por i zbutëm si qenë shtëpie”, Egnatia tallet keq me rivalët e titullit

Në letër nuk ishte skuadra që vlerësohej se kishte shanset më të mëdha për titullin kampion. Kjo pavarësisht se ata ishin mbajtësit në fuqi të kurorës. Në “Final Four” duhej një mrekulli, e shoqëruar me provë force dhe karakteri. Egnatia e pranoi sfidën dhe nuk zhgënjeu.

Rrogozhinasit i fituan të tre ndeshjet e “Final Four”, duke mposhtur mbi të gjitha kundërshtarët direkt të Elbasanit dhe Vllaznisë, që kërkonin ti shkurorëzonin. Rivalët nuk ia dolën dhe në fund Egnatia fitoi titullin, pas triumfit edhe ndaj Dinamos, ekip që vetëm disa ditë më parë i kishte rrëmbyer Kupën e Shqipërisë.

Pas festimeve, kampionët nuk e kursuan ironinë, duke u tallur keq me rivalët. Ata publikuan një video, ku në dukje një luan i’u vërsul turistëve në savanë, por njëri prej tyre i heq maskën dhe në fakt ai del të ishte një qen tejet miqësor.

Në videon ishin vendosur logot e rivalëve të “Final Four”: Vllaznisë, Elbasanit e Dinamos. Praktikisht, mesazhi i Egnatias ishte i qartë: “Na u turrën si luanë, por i zbutëm si qenë shtëpie”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)