“Shpresoj të shënojmë sa më shumë gola”, Uzuni i gëzohet trajnerit të ri: Preferon lojën sulmuese

Uzuni vlerësoi filozofinë e lojës së trajnerit të ri të Kombëtares, duke theksuar se ekipet që ai ka drejtuar kanë pasur efikasitet të lartë në fazën ofensive.

01.06.2026. 12:21

“Shpresoj të shënojmë sa më shumë gola”, Uzuni i gëzohet trajnerit të ri: Preferon lojën sulmuese

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u shpreh entuziast për filozofinë e trajnerit të ri të kuqezinjve. Sulmuesi theksoi se stili i lojës së Maran është i orientuar drejt sulmit dhe krijon më shumë mundësi shënimi për repartin ofensiv.

Në konferencën për shtyp para ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgut në datën 6 qershor, Uzuni tha se pret që Kombëtarja të shfaqë një tjetër identitet në fushë. “Trajneri i ri preferon të luajë ultra-ofensiv. Besoj se do të bëhet një lojë ndryshe, por çdo gjë do shihet në fushë. Çdo lojtar ka kualitete. Çdokush mund të luajë titullar, pasi janë lojtarët më të mirë që ka Shqipëria”, tha sulmuesi.

Uzuni vlerësoi gjithashtu filozofinë e trajnerit të ri, duke theksuar se ekipet që ai ka drejtuar kanë pasur efikasitet të lartë në sulm. “Nëse sheh skuadrat që ka drejtuar më parë, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola dhe uroj që kjo të ndodhë edhe në Kombëtare. Gjithmonë kur luan për Shqipërinë, luan për kombin dhe është një përgjegjësi e madhe”, theksoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)