Makina përplas të miturin në Vlorë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

06.04.2026. 16:18

Makina përplas të miturin në Vlorë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një djalë i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, djali ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip Golf, e cila u largua nga vendngjarja dhe nuk ndaloi për të dhënë ndihmën e parë.

Djali i mitur është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ende në monitorimin e mjekëve.

Teksa policia ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që u përfshi në aksident dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)