Berisha paraqitet në SPAK, ironizon Dumanin dhe Irena Gjokën: Brenda gjeta Ergys Agasin!

Ish-kryeministri po përballet me akuza për korrupsion, në një çështje ku të përfshirë janë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy akuzohen për korrupsion dhe veprime të paligjshme që lidhen me pastrimin e parave.

06.04.2026. 10:35

Berisha paraqitet në SPAK, ironizon Dumanin dhe Irena Gjokën: Brenda gjeta Ergys Agasin!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri po përballet me akuza për korrupsion, në një çështje ku të përfshirë janë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy akuzohen për korrupsion dhe veprime të paligjshme që lidhen me pastrimin e parave.

Ndërkohë, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave edhe ndaj Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha ka bërë një sërë deklaratash për mediat, duke hedhur akuza të forta ndaj personave që, sipas tij, janë të lidhur me çështjen.

“Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena Dumanin. Festonin. Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij. Gjoja është në kërkim, por në fakt ai lëviz i lirë”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi më tej se Agasi është një vizitor i shpeshtë i Surrelit, një reference kjo që Berisha e përdor për shtëpinë e kryeministrit Edi Rama.

“Ai është vizitor i shpeshtë i Surrelit. Rrugën më të shpeshtë që bën, e bën pikërisht aty”, tha kreu i PD.

Në vijim, Berisha akuzoi edhe për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke përmendur emra konkretë.

“Sot thashë se Dumani merr edhe mbiemrin Maneku, sepse në një akt të turpshëm, flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi Rama dhe Altin Dumani nxorën të pafajshme Irenën me pesë mbiemra”, u shpreh ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)