Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit Memaliajn, ku një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në oborrin e një banese.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 6 prill 2026, në fshatin Toç, ku dyshohet se një sasi tritoli ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.
Autorët, pas kryerjes së shpërthimit, dyshohet se janë larguar me një automjet, të cilin më pas e kanë djegur në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat. Pas djegies së mjetit, ata kanë braktisur zonën duke u larguar në këmbë, çka vështirëson gjurmimin e tyre.
Forcat e Policisë kanë ushtruar kontrolle intensive në zonë për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)