Në kulmin e tensioneve globale, Gjermania rikthen ligjin ushtarak nga Lufta e Ftohtë

Një reformë e re në ushtrinë gjermane ka ndezur debate dhe protesta në mbarë vendin, pasi parashikon masa që mund të kufizojnë lëvizjen e të rinjve dhe të hapin rrugën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Burimi: AS

06.04.2026. 12:27

Në kulmin e tensioneve globale, Gjermania rikthen ligjin ushtarak nga Lufta e Ftohtë

Një reformë e re në ushtrinë gjermane ka ndezur debate dhe protesta në mbarë vendin, pasi parashikon masa që mund të kufizojnë lëvizjen e të rinjve dhe të hapin rrugën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Ligji për modernizimin e shërbimit ushtarak, i miratuar në dhjetor nga parlamenti gjerman, përfshin një test të detyrueshëm për të gjithë meshkujt 18-vjeçarë, me qëllim vlerësimin e aftësive të tyre për të shërbyer në ushtri. Aktualisht, ky test nuk nënkupton rekrutim të detyrueshëm, por autoritetet kanë paralajmëruar se, nëse nuk sigurohen mjaftueshëm vullnetarë, mund të rikthehet detyrimi ushtarak.

Pjesa më e debatueshme e ligjit lidhet me një klauzolë që kërkon që meshkujt nga 17 deri në 45 vjeç të marrin autorizim nga autoritetet ushtarake nëse planifikojnë të qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj. Kjo masë pritet të prekë mijëra të rinj që udhëtojnë për studime, projekte personale.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kjo praktikë nuk është e re dhe është përdorur edhe gjatë Luftës së Ftohtë, duke theksuar se aktualisht nuk parashikohen sanksione për moszbatim. Autoritetet sigurojnë se, për sa kohë shërbimi mbetet vullnetar, lejet do të jepen në mënyrë rutinë.

Megjithatë, reagimet publike kanë qenë të forta. Studentë dhe aktivistë kanë organizuar protesta në disa qytete, duke e konsideruar këtë reformë si një hap të parë drejt militarizimit të shoqërisë. Organizatorët paralajmërojnë se testi i detyrueshëm dhe kufizimet e mundshme të lëvizjes janë sinjale të qarta për rikthimin e rekrutimit të detyruar.

Qeveria gjermane argumenton se masa vjen në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar, për shkak të luftës në Ukrainë, presionit nga Rusia dhe paqëndrueshmërisë globale. Objektivi është rritja e kapaciteteve ushtarake, duke synuar që numri i trupave të arrijë në rreth 460 mijë deri në vitin 2035, nga rreth 182 mijë aktualisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)