Maskë silikoni, eksploziv gati për shpërthim dhe armë, arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan

Një operacion i mirëorganizuar i Policisë së Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke çuar në arrestimin e një 37-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili lëvizte i maskuar dhe i armatosur në zonën e Paskuqanit.

06.04.2026. 09:18

Operacioni i koduar “Kontigjenti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda, u finalizua pas një ndjekjeje policore, gjatë së cilës i dyshuari nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi me një motomjet pa targa.

Pas kapjes në afërsi të liqenit të Paskuqanit, policia konstatoi se 37-vjeçari, me inicialet P. D., mbante të vendosur një maskë silikoni, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde eksplozive gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, një armë zjarri (pistoletë) me municion, si dhe motomjeti i dyshuar i vjedhur.

Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari dyshohet të jetë autor i dy ngjarjeve të mëparshme kriminale në të njëjtën zonë. Më 3 tetor 2025, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese në Paskuqan dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur në krim. Ndërsa më 17 tetor 2025, dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse në një tjetër banesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)