Ilir Meta kërkon lirinë, mbahet sot gjyqi në Kushtetuese

Ish Presidenti Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës "arrest me burg" në Gjykatën Kushtetuese.

08.04.2026. 10:29

Ilir Meta kërkon lirinë, mbahet sot gjyqi në Kushtetuese

Ish Presidenti Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës "arrest me burg" në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca është parashikuar të mbahet këtë të mërkurë në orën 11.00.     

Ai kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë duke kërkuar kështu daljen nga paraburgimi.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura nga SPAK.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)