Pas dështimit të Italisë në Botërorin 2026, mes emrave që janë përmendur për stolin e kombëtares “azzurre” u shfaq edhe ai i Carlo Ancelottit. Por, sipas raportimeve ish-tekniku I Real Madrid ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Braziliane për të rinovuar kontratën e tij.
Madje, firma në kontratë do të hidhet para nisjes së Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Këtë e raporton “ESPN”, sipas së cilës italiani ka gjetur dakordësinë për një kontratë afatgjatë.
Kjo mund të bëjë që ish-trajneri i Milanit ta drejtojë “seleçaon” edhe në edicionin e Botërorit 2030. Konfederata Braziliane e Futbollit thuhet se i ka dërguar Ancelottit një draft të kontratës së re në fillim të kësaj jave dhe e konsideron firmosjen vetëm një formalitet. Për këtë arsye, në ditët në vijim mund të vijë edhe njoftimi zyrtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)