Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 31 të Serie A, e cila e afron gjithnjë e më shumë me vendin e katërt që e çon vitin e ardhshëm në Champions League.
Bardhezinjë fituan pastër me rezultatin 2-0 ndaj Genoa në një takim që foli totalisht për vendasit.
Juve kaloi në avantazh që në minutën e katërt të takimit me Bremer pas një goditjeje këndi. Pas një presioni të vazhdueshëm erdhi dhe goli i dytë në minutën e 17 nga McKennie.
Nga ana tjetër, Genoa pati mundësinë më të mirë në minutën e 74-të, por penalltia e Martin u ndal nga portieri Di Gregorio.
Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në kuotën e 57 pikëve duke iu afruar Comos, e cila barazoi 0-0 në transfertën përballë Udinezes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)