Më larg nga Toka se kurrë më parë, Artemis II thyen rekordin

Gjatë fluturimit drejt Hënës, ekuipazhi tejkaloi rekordin e vendosur nga Apollo 13 në vitin 1970, duke udhëtuar mbi 6600 km më larg.

Burimi: AP

06.04.2026. 21:14

Më larg nga Toka se kurrë më parë, Artemis II thyen rekordin

Misioni Artemis II i NASA ka shënuar një moment historik në eksplorimin hapësinor, pasi 4 astronautët në bord kanë arritur distancën më të madhe nga Toka të regjistruar ndonjëherë. Gjatë fluturimit drejt Hënës, ekuipazhi tejkaloi rekordin e vendosur nga Apollo 13 në vitin 1970, duke udhëtuar mbi 6600 km më larg.

Astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezi Jeremy Hansen nisën fazën më të rëndësishme të misionit,  fluturimin gjashtëorësh rreth Hënës, duke vëzhguar anën e saj të largët, një pamje e rrallë dhe mbresëlënëse.

Gjatë këtij momenti historik, ekuipazhi kërkoi të emërtonte dy kratere hënore, një prej tyre në nder të bashkëshortes së ndjerë të komandantit Wiseman, duke e kthyer këtë udhëtim edhe në një moment emocional për ekipin.

Fluturimi po realizohet përmes trajektores “free-return”, e njëjta që u përdor nga Apollo 13, duke shfrytëzuar gravitetin e Tokës dhe Hënës për kthimin e sigurt pa përdorim të madh karburanti.

Anija Orion do të afrohet deri në rreth 6,500 kilometra nga sipërfaqja e Hënës dhe më pas do të kthehet drejt Tokës, me uljen e planifikuar në Oqeanin Paqësor.

Ky mision shënon rikthimin e njerëzimit drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh dhe hap rrugën për misionet e ardhshme të programit Artemis, që synojnë zbarkimin e astronautëve në sipërfaqen hënore në vitet në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)