Në një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi në rritje i teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Austria po ndërmerr masa të forta ligjore dhe edukative që synojnë kufizimin e përdorimit të tyre në moshë të hershme.
Zëvendëskancelari i Austrisë, Andreas Babler, bëri të ditur se qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 14 vjeç, pas negociatave të gjata në koalicionin qeveritar. Sipas tij, kontrolli i përmbajtjes nga prindërit është bërë pothuajse i pamundur, pasi këto platforma janë të ndërtuara për të krijuar varësi tek të miturit.
“Është gati e pamundur për prindërit që të kontrollojnë konsumin e fëmijëve të tyre në këto platforma që janë projektuar për t’i bërë të mitur të varur”, theksoi Babler.
Paralelisht me këtë vendim, autoritetet planifikojnë të fusin në sistemin arsimor një lëndë të re të quajtur “Media dhe Demokracia”, e cila synon t’i mësojë nxënësit të dallojnë informacionin e saktë nga lajmet e rreme.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar janë publikuar udhëzime të reja për përdorimin e ekraneve nga fëmijët. Sipas këtyre rekomandimeve, fëmijët nën pesë vjeç duhet të kalojnë jo më shumë se një orë në ditë para ekraneve, ndërsa ata nën dy vjeç nuk duhet të lihen vetëm përballë tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)