Dështon raketa e Jeff Bezos, shpërthen në platformë

Pamjet tregojnë momentin kur motorët e raketës ndizen dhe më pas pason një shpërthim i fuqishëm

Burimi: Tgcom

29.05.2026. 07:11

Dështon raketa e Jeff Bezos, shpërthen në platformë

Një raketë New Glenn e kompanisë Blue Origin, në pronësi të Jeff Bezos, shpërtheu gjatë një testi në platformën e nisjes në Florida, në natën e 27 majit. Incidenti ndodhi gjatë një prove të ndezjes së motorëve, ndërsa raketa po përgatitej për një mision të rëndësishëm në orbitën e ulët të Tokës.

Pamjet e publikuara nga kanali në YouTube NASASpaceflight tregojnë momentin kur motorët e raketës ndizen dhe më pas pason një shpërthim i fuqishëm që mbulon zonën me flakë dhe tym.

Në një deklaratë zyrtare, Blue Origin e cilësoi ngjarjen si një “anomali” gjatë testit të motorëve, duke theksuar se nuk pati viktima apo të lënduar. Kompania tha se ekipet e sigurisë reaguan menjëherë dhe po hetojnë shkaqet e incidentit.

Raketa New Glenn po përgatitej për të transportuar 48 satelitë të projektit Amazon Kuiper në orbitën e ulët të Tokës. Ky projekt synon të konkurrojë me rrjetin Starlink të kompanisë SpaceX, e drejtuar nga Elon Musk.

Shpërthimi konsiderohet një goditje për ambiciet e Blue Origin, e cila po përpiqet të rivalizojë dominimin e SpaceX në industrinë e fluturimeve hapësinore dhe internetit satelitor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)