Pagë deri në 2 mijë dollarë në muaj për tu masturbuar? Kompania AI hap vende pune të pazakonta

Projekti synon të studiojë ndikimin e mirëqenies seksuale në shëndetin mendor, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale dhe analiza të të dhënave personale. Puna parashikon vetëm katër ditë angazhim në javë.

27.05.2026. 14:33

Pagë deri në 2 mijë dollarë në muaj për tu masturbuar? Kompania AI hap vende pune të pazakonta

Një startup i inteligjencës artificiale, Joi AI ka tërhequr vëmendjen në rrjet pas publikimit të një oferte pune mjaft të pazakontë: kompania kërkon 10 persona për të testuar funksionin e ri “Daily Guided Masturbation”. Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të paguhen deri në 2 mijë dollarë në muaj për të kryer rregullisht “praktikën” dhe për të raportuar efektet që ajo ka në humor, nivelin e stresit dhe cilësinë e gjumit.

Projekti synon të studiojë ndikimin e mirëqenies seksuale në shëndetin mendor, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale dhe analiza të të dhënave personale. Një tjetër detaj që ka bërë ofertën edhe më virale është fakti se puna parashikon vetëm katër ditë angazhim në javë.

Njoftimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa e kanë parë si një iniciativë inovative për studimin e shëndetit seksual. Por, ka edhe të tjerë, që e kanë konsideruar thjesht një strategji marketingu për të tërhequr vëmendje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)