Përshtatja me kohën “rrënon” markën Ferrari, elektrikja e parë çon aksionet pikiatë në bursë

Aksionet e kokëkuqes pësuan një rënie prej 7.57% këtë të mërkurë, pasi kompania prezantoi zyrtarisht automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, të quajtur “Luce”.

27.05.2026. 12:16

Përshtatja me kohën “rrënon” markën Ferrari, elektrikja e parë çon aksionet pikiatë në bursë

Aksionet e Ferrari-t pësuan një rënie prej 7.57% këtë të mërkurë, pasi kompania prezantoi zyrtarisht automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, të quajtur “Luce”. Modeli i ri, me 1.050 kuaj fuqi dhe çmim fillestar prej 550 mijë eurosh, u prezantua si një supermakinë me performancë të lartë dhe përshpejtim ekstrem.

Megjithatë, investitorët kanë shfaqur skepticizëm lidhur me interesin e klientëve tradicionalë të markës për një makinë elektrike, të cilën e konsiderojnë më të rëndë dhe pa zhurmën karakteristike të motorëve Ferrari. Ndikim negativ në treg pati edhe parashikimi financiar i kompanisë për vitin 2030.

Foto: Ferrari

Ferrari projektoi të ardhura prej 9 miliardë eurosh, rreth 800 milionë euro më pak sesa pritshmëritë e analistëve të tregut. Për më tepër, modeli “Luce” nuk u vlerësua aspak mirë nga drejtuesit historikë të prodhuesit nga Maranello, nga të apasionuarit pas “kokëkuqes”, por edhe nga analistët.

Foto: Ferrari

Pas zhvillimeve të fundit, aksionet e Ferrari-t kanë rënë me 41% nga niveli rekord i arritur në shkurt 2025, duke shënuar një nga periudhat më të vështira në historinë e prodhuesit si kompani publike. Analistët theksojnë se identiteti i Ferrari-t është ndërtuar mbi motorët me djegie, ekskluzivitetin dhe prodhimin e kufizuar. Kalimi drejt makinave elektrike po shihet me dyshim nga një pjesë e investitorëve dhe klientëve besnikë të markës.

Foto: Ferrari
Foto: Ferrari

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)