Ferrari vijon të tërheq vëmendjen me projektin e ri të quajtur Luce, një makinë elektrike që ka shkaktuar shumë debat për dizajnin e saj jo të zakonshëm.
Ndryshe nga modelet tradicionale të markës, ky projekt nuk është zhvilluar nga ekipi i brendshëm “Ferrari Centro Stile”, por nga studioja e dizajnit LoveFrom, e themeluar nga ish-dizajneri kryesor i Apple, Jony Ive, dhe bashkëpunëtori i tij, Marc Newson.
Sipas raportimeve, makinat e dizajnuara nga kjo dyshe kanë një stil më shumë minimal dhe teknologjik, duke i dhënë “Luce” pamjen e një pajisjeje moderne më shumë sesa një supermakine tradicionale.
Megjithatë, Marc Newson nuk është i panjohur në industrinë e makinave. Ai kishte punuar më herët në një koncept tjetër automobilistik për Ford në vitin 1999, të quajtur Ford 021C, i prezantuar në “Motor Show” në Tokio.
Ky koncept ishte menduar për të rinjtë dhe kishte një dizajn shumë futuristik për kohën, me dyer të veçanta dhe interier minimalist e sedilje që rrotulloheshin. Fillimisht ishte prezantuar në ngjyrë portokalli, ndërsa më vonë u ndryshua në jeshile.
Edhe pse Ford 021C nuk hyri në prodhim, ai u pajis me një motor 1.6 litra dhe rreth 100 kuaj fuqi, duke qenë një makinë funksionale.
Ngjashmëritë mes projektit të vjetër dhe Ferrari Luce kanë ndezur diskutime mes dizajnit klasik të makinave sportive dhe qasjes moderne minimaliste që po sjell teknologjia në industrinë automobilistike.
Prezantimi i makinës së fundit të Ferrarit ka shkaktuar shumë debat në opinion dhe madje ajo është kthyer në një fabrikë memesh.
Vetëm në ditën e parë të prezantimit të saj, aksionet e Ferrarit pësuan një rënie drastike në bursa prej 7% e përkthyer ndryshe në miliarda euro.
Aksionet e kokëkuqes pësuan një rënie prej 7.57% këtë të mërkurë, pasi kompania prezantoi zyrtarisht automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, të quajtur “Luce”.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
CEO i OpenAI, Sam Altman, tha të martën se zhvillimi dhe miratimi i shpejtë i IA-së nuk do të çojë në një "apokalips global të punësimit" dhe se teknologjia nuk kishte marrë aq shumë vende pune sa kishte frikë.
Kompania General Atomics po zhvillon një nga dronët më të avancuar ushtarakë në botë, MQ-20 Avenger, një mjet fluturues pa pilot që konsiderohet si e ardhmja e operacioneve ajrore moderne.
Kina vazhdon të mahnisë botën me projektet e saj gjigante infrastrukturore, ndërsa një nga veprat më spektakolare të inxhinierisë moderne mbetet ura Hong Kong-Zhuhai-Makao, struktura detare më e madhe në planet.
Zhvillimi i fundit bazohet në “machine learning”, një metodë e avancuar e AI që funksionon pa udhëzime të paracaktuara dhe është në gjendje të identifikojë ngjashmëri apo struktura të përsëritura në të dhënat që paraprijnë një tërmet.
Projekti synon të studiojë ndikimin e mirëqenies seksuale në shëndetin mendor, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale dhe analiza të të dhënave personale. Puna parashikon vetëm katër ditë angazhim në javë.
Aksionet e kokëkuqes pësuan një rënie prej 7.57% këtë të mërkurë, pasi kompania prezantoi zyrtarisht automjetin e saj të parë plotësisht elektrik, të quajtur “Luce”.
Komente (0)