Volkswagen Group ka nisur të tërheqë më shumë se 100 mijë automjeteve elektrike, pas identifikimit të një problemi në bateri që mund të shkaktojë zjarr në raste të rralla.
Sipas njoftimit zyrtar, fushata prek rreth 75 mijë makina të serisë elektrike “ID” të Volkswagen, si dhe afro 20 mijë modele Cupra Born, të prodhuara nga shkurti i vitit 2022 deri në gusht të vitit 2024. Megjithatë.
Problemi lidhet me një defekt në modulet e baterisë me tension të lartë, i cili mund të shkaktojë ulje të autonomisë dhe në raste ekstreme mbinxehje, duke rritur rrezikun për zjarr. Kompania ka bërë me dije se pronarët do të përfitojnë një përditësim falas të softuerit, si dhe kontroll të plotë të baterisë, ndërsa nëse konstatohet defekt, modulet do të zëvendësohen pa kosto.
Një zëdhënës i kompanisë theksoi se vetëm një pjesë e vogël e automjeteve të prodhuara gjatë një periudhe të kufizuar nuk përmbush plotësisht standardet teknike të kërkuara.
Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi Volvo Cars tërhoqi rreth 40 mijë automjete elektrike për probleme të ngjashme me bateritë, përfshirë modelin Volvo EX30.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)