Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një i moshuar ka sulmuar me thikë djalin e vëllait të tij.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive banale, ku P.Z. pas një sherri me nipin e tij 50 vjeçar e ka goditur këtë të fundit me thikë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa 71 vjeçari u shoqërua në komisariat për të dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. Z. u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë,” njofton policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)