Vendet më të rrezikshme për amerikanët, DASH publikon listën, ku renditet Shqipëria?

Ky paralajmërim vjen pas tensioneve në Iran dhe rritjes së rrezikut nga grupet terroriste të lidhura me Teheranin.

Burimi: New York Post

27.03.2026. 17:52

Vendet më të rrezikshme për amerikanët, DASH publikon listën, ku renditet Shqipëria?

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën më të fundit të paralajmërimeve për udhëtimet ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah vendet më të pasigurta për qytetarët amerikanë. Ky paralajmërim vjen pas tensioneve në Iran dhe rritjes së rrezikut nga grupet terroriste të lidhura me Teheranin.

Në nivelin më të lartë të paralajmërimeve, Niveli 4 “Mos udhëtoni”, vendet e rrezikshme janë Irani, Siria, Afganistani, Rusia dhe Ukraina. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin udhëtimin në këto vende për shkak të konflikteve të armatosura, terrorizmit, rrëmbimeve dhe arrestimeve arbitrare.

Në Niveli 3 “Rishikoni udhëtimin”, përfshihen vende si Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Izraeli. Këtu rreziqet lidhen kryesisht me krimin, tensionet rajonale dhe kërcënime terroriste.

Rajoni i Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, renditet në Niveli 2 “Tregoni kujdes të shtuar”. Kjo do të thotë se vendet janë përgjithësisht të sigurta, por udhëtarët duhet të jenë vigjilentë për situata të papritura ose krim të zakonshëm. Të njëjtin nivel kanë edhe vende të tjera Bosnje Hercegovina dhe Serbia.

Ndërkohë vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut renditen në Nivelin 1 “Praktikoni kujdesin e zakonshëm”, ku përfshihen vende të sigurta si Kanadaja, Zvicra, Gjermania dhe Australia. Qytetarët këshillohen të ndjekin vetëm masat bazë të sigurisë.

Departamenti i Shtetit thekson se paralajmërimet synojnë të ndihmojnë qytetarët amerikanë të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur një informacion të plotë mbi rreziqet dhe sigurinë në vendet që vizitojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)