Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i caktuar për të shoqëruar ish-Zonjën e Parë Jill Biden, qëlloi veten me armë aksidentalisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.
Departamenti i Policisë së Filadelfias tha se incidenti ndodhi pak para orës 8:45 të mëngjesit në ambientet e aeroportit.
Policia sqaron se të dhënat paraprake tregojnë se agjentit iu shkreh arma aksidentalisht ndërsa ndodhej në një makinë Chevrolet pa targa pranë pikës së hyrjes në aeroport.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se zonja Biden nuk ishte pranë gjatë të shtënës së pakujdesshme të agjentit.
Agjenti ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia shton se nga ky incident nuk ka persona të tjerë të lënduar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)