Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se mungesa e ujit të pijshëm të sigurt mbetet një nga problemet më të mëdha globale.
Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 2.2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër, ndërsa 3.5 miliardë të tjerë jetojnë pa kanalizime të sigurta.
Shifrat u prezantuan në një konferencë në Dushanbe të Taxhikistanit, ku u diskutua për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe higjienës në botë.
Zyrtari i OKB-së, Li Jinhua, tha se përparimi është i ngadaltë dhe se duhen më shumë investime urgjente për infrastrukturën e ujit.
Sipas tij, vendet në zhvillim janë më të prekura dhe kanë mungesë të madhe fondesh.
OKB vlerëson se çdo vit mungojnë mbi 130 miliardë dollarë për të siguruar ujë të pastër dhe kushte bazë sanitare për të gjithë.
Organizata paralajmëron se kjo krizë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, varfërinë dhe zhvillimin ekonomik në shumë vende.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)