Nga “parashikuesi” i The Simpsons te kandidati për president! Dan Greaney, skenaristi që më shumë se 20 vite më parë parashikoi presidencën e Donald Trump në serialin legjendar, ka njoftuar zyrtarisht kandidimin për President të SHBA-së.
Greaney, i njohur për episodin kult “Bart to the Future”, ku Lisa Simpson trashëgonte një Amerikë të rrënuar pas presidencës Trump, duket se tani po tenton të kalojë nga satira në politikën reale.
Në deklaratën e kandidimit, ai e përshkruan veten si një “republikan progresist” në traditën e Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.
Por pjesa më epike? Vetë Greaney thotë se vendosi të futet seriozisht në politikë pasi pati një “parandjenjë” për kolapsin politik të Amerikës. Madje, muajt e fundit ai ka publikuar video online i veshur si profet, duke parashikuar “rënien e Donald Trump” dhe fundin moral të SHBA-së.
Në rrjetet sociale, shumë përdorues kanë nisur batutat: “Nëse Simpsons e parashikuan Trumpin, mos vallë tani po parashikojnë edhe presidentin e ardhshëm?”
Përveç The Simpsons, Greaney ka shkruar edhe për seriale e filma të njohur si The Office dhe Borat, por duket se tani po tenton rolin më të madh të karrierës: Shtëpinë e Bardhë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)