Dasma e vitit ndryshon datë, zbulohet ku do të kurorëzohen Dua Lipa me Callumin

Mediat italiane shkruajnë se Elton John mund të jetë edhe dëshmitar në dasmë dhe të performojë gjatë festës.

Burimi: Tgcom

28.05.2026. 08:06

Dasma e vitit ndryshon datë, zbulohet ku do të kurorëzohen Dua Lipa me Callumin

Dasma e shumëpërfolur mes këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe aktorit britanik Callum Turner duket se do të zhvillohet më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas mediave italiane, çifti pritet të martohet në Palermo mes datave 5 dhe 7 qershor, edhe pse ceremonia ishte përfolur për muajin shtator. Dasma premton të jetë një nga eventet më luksoze të vitit në botën e showbiz-it ndërkombëtar.

Raportohet se Dua Lipa ka mbërritur së fundmi në Palermo në mënyrë diskrete për provat e fundit të fustanit të nusërisë dhe për organizimin final të ceremonisë.

Sipas burimeve, çifti dhe të ftuarit VIP do të akomodohen në Villa Igiea, ndërsa ceremonia kryesore pritet të zhvillohet në Villa Valguarnera, një nga rezidencat më luksoze historike në zonën e Bagherias.

Në listën e të ftuarve përfliten emra të njohur të muzikës botërore si Elton John, Mark Ronson, Charli XCX dhe Olivia Dean. Madje, mediat italiane shkruajnë se Elton John mund të jetë edhe dëshmitar në dasmë dhe të performojë gjatë festës.

Organizimi i eventit po mbahet tepër sekret, ndërsa autoritetet lokale thuhet se po studiojnë masa sigurie dhe kufizime të përkohshme të trafikut në disa zona të qytetit.

Pas ceremonisë, programi pritet të përfshijë darka private, festa në qendrën historike të Palermos dhe shëtitje me jahte për të ftuarit VIP.

Lidhja e Dua Lipa me Palermon duket se ka nisur prej kohësh. Gjatë një vizite verën e kaluar me Callum Turner, këngëtarja publikoi disa foto nga qyteti dhe shkroi në rrjetet sociale: “Palermo in my heart”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)