Kush është Dara, bullgarja 27-vjeçare që fitoi Eurovizionin e parë të vendit të saj?

Darina Yotova lindi në qytetin bregdetar të Varnës dhe u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve. Ajo filloi të këndonte muzikë tradicionale bullgare në moshën shtatë vjeç, përpara se të kalonte në pop bashkëkohor.

17.05.2026. 20:44

Kush është Dara, bullgarja 27-vjeçare që fitoi Eurovizionin e parë të vendit të saj?

Darina Yotova, e njohur si Dara, u bë bullgarja e parë që fitoi Festivalin e Këngës në Eurovision, duke fituar me këngën “Bagaranga”. Ylli 27-vjeçar i muzikës pop, me aftësitë e saj në këndim dhe vallëzim, si dhe me energjinë shpërthyese në skenë, fitoi zemrat e shikuesve evropianë, duke i dhënë vendit të saj një arritje historike.

Përmes pjesëmarrjes së saj në Eurovision 2026, Dara vërtetoi se muzika e saj i tejkalon kufijtë kombëtarë. Këngëtarja deklaroi para finales se nuk priste të fitonte. “Nuk pres asgjë. Dhe kur dhuratat më vijnë, thjesht i mirëpres. Dhe po, jam shumë mirënjohëse”, tha ajo për televizionin publik bullgar pas gjysmëfinales.

Pas kësaj performanca e saj në skenë, me këngën “Banagaranga”, kombinoi vallëzimin intensiv dhe një prani dinamike, duke fituar vëmendjen e shikuesve në të gjithë Evropën.

Foto: AP/Martin Meissner

Por, çfarë është "Bangaranga"?

I frymëzuar nga kukeri, valltarët e lashtë bullgarë të ritualeve që largojnë shpirtrat e këqij, Bangaranga lufton "demonët" modernë brenda nesh.

“Bangaranga është momenti kur zgjedh dashurinë mbi frikën. Është vetja jote më e lartë që ecën përpara - më e fortë se ankthi, dyshimi, turpi dhe kaosi i brendshëm”, shkruan artistja në Instagram.

“Nuk sulmon. Transformon. Bangaranga nuk është diçka që bëhesh. Është diçka që zgjohet brenda teje. Sa herë që jeta të duket e frikshme… mos u shqetëso. Bëhu një Bangaranga. Bangaranga është një ndjenjë që të gjithë e kemi brenda nesh. Është momenti kur zgjedh të udhëhiqesh nga dashuria në vend të frikës dhe kjo është një energji e veçantë. Kur ndihesh një me natyrën dhe universin, do të ndjesh harmoninë që mund të bëhesh çfarëdo që dëshiron dhe çdo gjë është e mundur”, shpjegon ajo më tej.

Foto: AP/Martin Meissner

Udhëtimi i Dara-s drejt Eurovisionit

Darina Yotova lindi në qytetin bregdetar të Varnës dhe u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve. Ajo filloi të këndonte muzikë tradicionale bullgare në moshën shtatë vjeç, përpara se të kalonte në pop bashkëkohor. Pjesëmarrja e saj në X Factor bullgar në vitin 2015 e bëri atë më të njohur gjerësisht, ndërsa kënga e saj debutuese "K'vo ne chu" në vitin 2016 e çoi në krye të listave muzikore.

Që atëherë, karriera e saj është shënuar nga çmime të shumta, koncerte të shitura dhe miliona shikime të këngëve dhe videove të saj. Në vitin 2018, ajo u shpall Artistja më e Mirë Femër në BG Radio Music Awards dhe në vitin 2021 u bë trajnerja më e re në The Voice of Bulgaria. Në vitin 2024, ajo mori pjesë në Dancing Stars dhe vitin e kaluar hapi koncertin e Robbie Williams në Sofje.

“Do të thotë shumë, sepse ne bullgarët duhet t'u japim më shumë hapësirë të gjithë artistëve, kompozitorëve dhe krijuesve. Dhe Eurovizioni është vetëm një hap drejt kësaj”, tha Dara teksa  theksoi vlerën e përfaqësimit të vendit të saj.

Foto: AP/Martin Meissner

Bullgaria u rikthye në Eurovizion këtë vit pas një mungese katërvjeçare për shkak të vështirësive financiare dhe ka marrë pjesë që nga viti 2005.

Suksesi i Dara-s i ka sjellë shoqërisë bullgare një moment të rrallë uniteti, që të kujton krenarinë kombëtare të vitit 1994 kur ekipi kombëtar i futbollit zuri vendin e katërt në Kupën e Botës.

Presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova, shkroi para finales: “Ju tashmë mbani vendin e parë në zemrat e të gjithë bullgarëve! Do ta pushtoni edhe Evropën.”

Dara pati gjithashtu mbështetjen e diasporës së madhe bullgare. Që nga hapja e kufijve në vitin 1989, rreth tre milionë bullgarë jetojnë jashtë vendit. Me një popullsi prej 6.5 milionë banorësh, Bullgaria festoi me të një arritje unike artistike dhe kulturore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)