Kaosi në “Celtic Park”, Hearts kërkon titullin në tavolinë pas pushtimit të fushës
Hearts pretendon se sfida në “Celtic Park” nuk u përfundua kurrë zyrtarisht, pas pushtimit masiv të fushës nga tifozët vendas në momentin e golit vendimtar të Callum Osmand.
Humbja 3-1 ndaj Celtic në ndeshjen e fundit të kampionatit dukej se kishte mbyllur garën për titullin kampion në Skoci për Hearts, por polemikat e mëdha që shpërthyen pas fishkëllimës së fundit mund ta çojnë çështjen në tavolinat e federatës.
Hearts pretendon se sfida në “Celtic Park” nuk u përfundua kurrë zyrtarisht, pas pushtimit masiv të fushës nga tifozët vendas në momentin e golit vendimtar të Callum Osmand.
Në një reagim të ashpër, klubi i Hearts dënoi atë që e quajti “një turp për futbollin skocez”, duke theksuar se lojtarët dhe stafi i klubit janë përballur me “abuzime serioze fizike dhe verbale” si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
“Pushtimi në fushë shkaktoi një fund kaotik dhe askush nuk dukej se e dinte nëse ndeshja ishte përfunduar apo jo”, thuhet në deklaratën e klubit.
Sipas Hearts, situata në stadium u bë aq kërcënuese, sa stafi dhe skuadra u detyruan të largoheshin menjëherë nga impianti, pa zhvilluar as prononcimet tradicionale pas ndeshjes.
“Duke pasur parasysh atmosferën kërcënuese brenda stadiumit, i gjithë stafi ynë nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej menjëherë. Siguria e stafit tonë ishte fokusi ynë kryesor gjatë këtyre skenave të papranueshme”, vijon reagimi.
Foto: AP/ Andrew Milligan
Klubi skocez konfirmoi gjithashtu se po bashkëpunon me Policinë e Skocisë për të hetuar incidentet, ndërsa kërkoi nga autoritetet sportive të marrin “veprimet më të forta të mundshme” për të mbrojtur sigurinë e lojtarëve dhe integritetin e garës.
Hearts theksoi se lojtarëve iu mohua edhe mundësia për të falënderuar tifozët e tyre pas ndeshjes, ndërsa vlerësoi skuadrën dhe trajnerin Derek McInnes për sezonin e zhvilluar.
“Asnjëri prej tyre nuk i meritonte skenat e turpshme që u zhvilluan”, përfundon deklarata e klubit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PD-së Sali Berisha në tryezën e organizuar "Qeveria e Pasigurisë" tha se shtëpitë e barit dhe Bitcoin janë "kuçedrat" e Shqipërisë. Ndërsa Diellën e quajnë një superskandal.
Hearts pretendon se sfida në “Celtic Park” nuk u përfundua kurrë zyrtarisht, pas pushtimit masiv të fushës nga tifozët vendas në momentin e golit vendimtar të Callum Osmand.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore dhe komisariateve, ku kërkon angazhim maksimal për goditjen e këtyre fenomeneve që po cenojnë sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE, thotë ambasadori i BE Gonzato.
Golat e shpejtë nga Bambasé Conté dhe David Mokwa, i cili realizoi dy herë, i dhanë skuadrës tri pikët vendimtare për të përfunduar në vendin e dytë të kampionatit, pas FC Schalke 04, që kishte siguruar më herët ngjitjen direkte.
E diela në pistën e Circuit de Barcelona-Catalunya u shndërrua në një makth për shumë pilotë, pasi gara u ndërpre dy herë me flamur të kuq për shkak të aksidenteve të rënda.
Java e parafundit e Serie A solli surpriza në garën për Europën, me Napoli që siguroi matematikisht kualifikimin në Champions League pas fitores 3-0 ndaj Pisës.
Sezoni fantastik i Ernest Muçit në futbollin turk duket se ka bindur drejtuesit e Trabzonspor për të bërë një investim rekord për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Shakira dhe Burna Boy kanë bashkuar forcat për të sjellë “Dai Dai”, këngën zyrtare të Kupës së Botës, që pritet të shoqërojë atmosferën e kampionatit më të madh të futbollit në botë.
Dështimi i radhës për Cristiano Ronaldo. Al Nassr humbi 1-0 finalen e AFC Champions League Tëo në Azi, që është ekuivalenti i Europa League në Europë. Japonezët e Gamba Osaka triumfuan me golin e Hummet në minutën e 30-të të ndeshjes.
Bayern Munich theu rekordin e të gjitha kohërave për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm në një ligë evropiane midis pesë të parëve falë një fitoreje 5-1 ndaj Këlnit, me bavarezët tani të pamposhtur në 23 ndeshje, pasi përfunduan me 122 gola gjatë gjithë sezonit.
Komente (0)