15 gola kushtojnë 8.5 milionë euro, Muçi drejt transferimit historik

Sezoni fantastik i Ernest Muçit në futbollin turk duket se ka bindur drejtuesit e Trabzonspor për të bërë një investim rekord për kartonin e sulmuesit shqiptar.

17.05.2026. 12:55

Sipas mediave turke, Trabzonspori ka vendosur të ushtrojë opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh për Muçin, i cili është huazuar nga Beşiktaş. Nëse marrëveshja finalizohet, kjo do të jetë shuma më e madhe që klubi nga Trabzoni ka paguar ndonjëherë për një futbollist.

Rekordi aktual mbahej nga transferimi i Majeed Waris në sezonin 2014-2015, kur klubi shpenzoi 6.9 milionë euro.

Fantazisti shqiptar ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 15 gola dhe 7 asistime, performanca që e kanë kthyer në një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozët e Trabzonsporit.

Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon pagesën e shumës në pesë këste, ndërsa Muçi pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin turk. Afati i fundit për aktivizimin e opsionit të blerjes është data 20 maj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)