Dështimi i radhës për Cristiano Ronaldo. Al Nassr humbi 1-0 finalen e AFC Champions League Tëo në Azi, që është ekuivalenti i Europa League në Europë. Japonezët e Gamba Osaka triumfuan me golin e Hummet në minutën e 30-të të ndeshjes.
Që kur ylli i futbollit ka vajtur te klubi saudit, ai nuk ka fituar asnjë trofe. Madje CR7 i ka humbur 14 trofetë e mundshëm me Al Nassr, teksa në karrierën e shkëlqyer ky bëhet trofeu numër 35 që nuk arrin ta ngrejë.
Tani ekipi i Cristiano Ronaldos është vetëm një ndeshje larg fitimit të titullit kampion në Ligën Pro Saudite. Portugezit i duhet të mbledhë sa më shpejt forcat dhe të rikuperohet në aspektin psikologjik, sepse duhet ta fitojnë ndeshjen e tyre ndaj Damac që të jenë kampion. Aktualisht skuadra e Ronaldos është 2 pikë para Al Hilal. Nëse Al-Nassr humbet ose barazon, dhe Al-Hilal fiton, kjo e fundit do ta fitojë dhe ligën për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)