Akord total me Realin, Jose Mourinho përgatit rikthimin e bujshëm në “Bernabeu”

Portugezi konfirmoi se oferta e re e klubit të Benfikës për rinovimin e kontratës është lënë aktualisht pezull, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

16.05.2026. 13:49

Akord total me Realin, Jose Mourinho përgatit rikthimin e bujshëm në “Bernabeu”

Trajneri José Mourinho ka konfirmuar se oferta e re e klubit të Benfikës për rinovimin e kontratës është lënë aktualisht pezull, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Kjo lidhet me raportimet se portugezi do të bëjë një rikthim të bujshëm te Real Madrid.

Në deklaratat e tij, Mourinho tha se oferta e klubit ka mbërritur, por ai i ka kërkuar kohë drejtuesve për të marrë një vendim. “Ditën e mërkurë ka ardhur oferta e re e Benfikës. Por mesazhi im për klubin ishte: jo tani, faleminderit”, u shpreh Mourinho.

Ai shtoi se vendimet përfundimtare do të merren në ditët në vijim, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij. “Të dielën do të shohim. Java e ardhshme është e rëndësishme për të ardhmen time. Askush nuk duhet të shqetësohet nëse dikush qëndron apo largohet, sepse Benfica është dhe do të jetë gjithmonë më e madhe se çdo individ”, tha ai.

I pyetur për Real Madridin dhe drejtuesit e klubit, përfshirë Florentino Pérez, Mourinho u shpreh se nuk komenton presidentët apo çështje të tilla. “Unë nuk komentoj presidentët… dhe sidomos jo Florentino Pérez” shtoi trajneri portugez. Sipas raportimeve të mediave sportive ndërkombëtare, negociatat për të ardhmen e Mourinhos po zhvillohen në faza të avancuara dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i rikthimit të tij te Reali i Madridit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)