Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kamzë, ku dy persona të paidentifikuar kanë grabitur një argjendari dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej autorëve ka hyrë në dyqan duke mbajtur një send që ngjasonte me armë zjarri.
Ata kanë kërcënuar dhe më pas kanë marrë një sasi bizhuterish nga argjendaria në pronësi të shtetasit me iniciale O. L. Pas grabitjes, të dy personat janë arratisur në drejtim të paditur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, që kanë nisur kontrolle në zonë dhe kanë vendosur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të mbledhur prova, për të identifikuar autorët dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj grabitjeje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamzë, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)