Loja e Bordit të Transparencës me çmimin e karburanteve, shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina

Pa kaluar 24 orë nga ulja me 3 lekë, çmimi i naftës do të rritet me 4 lekë për litër dhe do të shitet jo më shumë se 202 lekë/litri. Ndërsa benzina, e cila u ul me 2 lekë të premten, tashmë do të shitet me një rritje prej 3 lekësh në 188 lekë/litri.

16.05.2026. 11:37

Loja e Bordit të Transparencës me çmimin e karburanteve, shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vend, vetëm pak orë pas uljes së realizuar gjatë të premtes. Vendimi i ri u mor këtë të shtunë, më 16 maj. Siç e ka kthyer tashmë në “traditë”, Bordi ndërhyn gjithmonë në fundjavë për çmimin e karburanteve dhe në mënyrë të pritshme, me rritjen e qarkullimit të makinave, nafta dhe benzina vetëm shtrenjtohen.

Sipas njoftimit zyrtar, pa kaluar ende 24 orë nga ulja me 3 lekë, çmimi i naftës do të rritet me 4 lekë për litër dhe do të shitet jo më shumë se 202 lekë/litri. Ndërsa benzina, e cila u ul me 2 lekë të premten, tashmë do të shitet me një rritje prej 3 lekësh, duke arritur në 188 lekë/litri.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku pritet të rishikohen sërish tarifat në varësi të ndryshimeve në treg.

NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS

Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)