Forumi i Sigurisë në Estoni, Rama uron fundjavë të mbarë nga Tallin

Kryeministri Rama e ka cilësuar si një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

16.05.2026. 08:34

Forumi i Sigurisë në Estoni, Rama uron fundjavë të mbarë nga Tallin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë, më 16 maj, një album fotografik nga vizita e tij në Tallin, ku mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka uruar qytetarët për një fundjavë të mbarë, duke publikuar pamje nga qëndrimi në kryeqytetin estonez.

Rama bëri me dije se gjatë vizitës është pritur nga Presidenti i Estonisë Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, ndërsa ka marrë pjesë edhe në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, e cilësuar si një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e vizitës në Estoni, ku u mirëpritëm me respekt nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, si edhe me pjesëmarrjen në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruante Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)