“Mund të rikthehen bombardimet ndaj Iranit”, NYT: Lufta rrezikon të nisë javën tjetër

Nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të rikthejë ndërhyrjen ushtarake, një nga opsionet do të ishte nisja e bombardimeve më agresive ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës iraniane.

16.05.2026. 09:45

“Mund të rikthehen bombardimet ndaj Iranit”, NYT: Lufta rrezikon të nisë javën tjetër

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kryejnë përgatitje intensive për një rifillim të mundshëm të sulmeve ndaj Iranit që javën e ardhshme. Kështu raporton “New York Times”, duke cituar dy zyrtarë nga Lindja e Mesme. Sipas gazetës amerikane, këto përgatitje konsiderohen si më të gjërat që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, ndërsa skenari i rikthimit të konfliktit po diskutohet seriozisht nga të dyja palët.

Raporti thekson se nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të rikthejë ndërhyrjen ushtarake, një nga opsionet do të ishte nisja e bombardimeve më agresive ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës iraniane. Një tjetër alternativë, sipas NYT, do të ishte dërgimi i forcave speciale në terren me qëllim marrjen e materialeve bërthamore që dyshohet se janë të fshehura në thellësi.

Megjithatë, një operacion i tillë do të kërkonte edhe mijëra trupa mbështetëse dhe mund të çonte në përplasje direkte me forcat iraniane, duke rritur ndjeshëm rrezikun e humbjeve njerëzore. Ndërkohë, edhe autoritetet iraniane kanë deklaruar se janë duke u përgatitur për një përshkallëzim të ri të situatës dhe rikthim të mundshëm të armiqësive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)