“Terroristi më aktiv në botë”, konfirmimi i Trump: U vra numri dy i ISIS
Eliminohet Abu Bilal al-Minuki, ishte shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si terrorist global më 8 qershor 2023. Kishte rol të lartë komandues brenda ISIS-it dhe konsiderohej si një militant ekstremist.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar se forcat amerikane, në bashkëpunim me ushtrinë nigeriane, kanë eliminuar Abu Bilal al-Minuki, i cilësuar prej tij si numri dy i ISIS-it në nivel global dhe “terroristi më aktiv në botë”. Lajmi u bë publik nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në rrjetin social Truth, ku ai tha se operacioni u zhvillua me sukses pas një planifikimi të detajuar.
“Këtë natë, me urdhrin tim, forcat e guximshme amerikane dhe ushtria nigeriane realizuan në mënyrë perfekte një mision shumë kompleks dhe të planifikuar me kujdes për të eliminuar nga fusha e betejës terroristin më aktiv në botë”, shkroi Trump. Sipas tij, al-Minuki kishte menduar se mund të fshihej në Afrikë, por SHBA kishte informacione të vazhdueshme për lëvizjet dhe aktivitetin e tij.
Foto ilustruese
Trump shtoi se me eliminimin e tij, terroristi nuk do të mund të kërcënojë më popullsinë afrikane apo të ndihmojë në planifikimin e sulmeve kundër amerikanëve. “Me largimin e tij, operacioni global i ISIS-it është dobësuar ndjeshëm”, u shpreh Trump, duke falënderuar gjithashtu qeverinë nigeriane për bashkëpunimin.
Kush ishte Abu Bilal al-Minuki?
Sipas të dhënave, Abu Bilal al-Minuki kishte lindur në vitin 1982 në shtetin Borno në verilindje të Nigerisë, pranë kufirit me Kamerunin, Çadin dhe Nigerin. Ai ishte shpallur zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit si terrorist global më 8 qershor 2023.
Al-Minuki vepronte kryesisht në rajonin e Sahelit dhe ishte një figurë e rëndësishme në strukturat e ISIS-it, në zonën e Liqenit Çad, ku kishte rol drejtues në degën e njohur si “Provinca e Afrikës Perëndimore”. Burime rajonale raportojnë se ai kishte marrë një rol të lartë komandues brenda ISIS-it që pas vitit 2018, ndërsa konsiderohej edhe një militant ekstremist i linjës së ashpër.
Po ashtu, thuhet se ai kishte marrëdhënie të tensionuara me liderin e Boko Haram, Abubakar Shekau dhe ishte përfshirë në organizimin e dërgimit të luftëtarëve drejt Libisë në periudhën 2015-2016.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe gjitarëve detarë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjobë deri në 70 mijë dollarë.
Kreu i PD-së Sali Berisha në tryezën e organizuar "Qeveria e Pasigurisë" tha se shtëpitë e barit dhe Bitcoin janë "kuçedrat" e Shqipërisë. Ndërsa Diellën e quajnë një superskandal.
Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.
Pamjet tregojnë disa xhirime që po zhvilloheshin në rrethin e mesit të fushës, si edhe trajnerin duke ecur mes trofeve të fituar gjatë periudhës së tij te klubi anglez.
Epiqendra ishte në det, pranë prefekturës Miyagi, në një thellësi rreth 46 kilometra. Tërmeti u regjistrua me intensitet “5 i dobët” në shkallën sizmike japoneze.
Shërbimi zjarrfikës njoftoi se rrjedhja ka ndodhur brenda një godine dhe nuk ka dalë jashtë objektit, duke përjashtuar rrezikun për popullsinë në zonë.
Nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të rikthejë ndërhyrjen ushtarake, një nga opsionet do të ishte nisja e bombardimeve më agresive ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës iraniane.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e Hamasit Izz ad-Din al-Haddad, të cilin e përshkroi si "një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit", në një sulm ajror në Qytetin e Gazës.
Një gjykatës ka shpallur një gjykim të pavlefshëm në çështjen e përdhunimit kundër Harvey Weinstein, pasi juria në Nju Jork tha se ishte në bllokim dhe e paaftë për të arritur një vendim.
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një zgjatje 45-ditore të një armëpushimi të paqëndrueshëm, pas dy ditësh negociatash në Uashington DC, tha departamenti Amerikan i Shtetit.
Sir David Beckham është bërë sportisti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar, dhe vëllezërit Oasis, Noel dhe Liam Gallagher, kanë hyrë për herë të parë në Listën Vjetore të Pasurve të Sunday Times të 350 individëve dhe familjeve më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar.
Komente (0)