Tërmet 6.4 ballë godet verilindjen e Japonisë, nuk ka alarm për cunami

Epiqendra ishte në det, pranë prefekturës Miyagi, në një thellësi rreth 46 kilometra. Tërmeti u regjistrua me intensitet “5 i dobët” në shkallën sizmike japoneze.

16.05.2026. 10:36

Tërmet 6.4 ballë godet verilindjen e Japonisë, nuk ka alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur verilindjen e Japonisë mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunën, pa shkaktuar alarm për cunami. Lajmi u bë i ditur Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Sipas autoriteteve, lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22 me orën lokale. Epiqendra ishte në det, pranë prefekturës Miyagi, në një thellësi rreth 46 kilometra. Tërmeti u regjistrua me intensitet “5 i dobët” në shkallën sizmike japoneze, e cila shkon deri në 7.

Ndërkohë, lëkundje me intensitet 4 u ndjenë edhe në prefekturën Iwate dhe në zona të tjera të Miyagi. Të dyja prefekturat ndodhen në bregun e Paqësorit. Deri tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktima.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)