Kushtet atmosferike gjatë ditës së sotme, e shtunë, datë 16 maj, do të jenë të paqëndrueshme në pjesën më të madhe të vendit. Parashikimet tregojnë se moti do të karakterizohet nga intervale me kthjellime, por edhe vranësira të shpeshta.
Në disa momente vranësirat pritet të bëhen më të dendura, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Ato pritet të shfaqen që në orët e para të mëngjesit në qendër dhe jug, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të jenë më të izoluara dhe të përqendruara kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe lugina mund të arrijë deri në 14 m/s. Në det, Adriatiku dhe Joni do të paraqiten me valëzim të moderuar, në nivelin 2 deri në 3 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)