Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor: Arti Papajani shkarkohet nga detyra, emërohet drejtori i ri

Ishte emëruar në shtator të vitit 2025, në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim.

15.05.2026. 15:22

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor: Arti Papajani shkarkohet nga detyra, emërohet drejtori i ri

Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). Vendimi është marrë nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.

Burimet bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim. Papajani ishte vendosur në krye të FSKDSH në shtator të vitit 2025, gjithashtu me vendim të ministres Sala. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të largimit të tij.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor është i vetmi institucion publik dhe autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, që financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)